Akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, Rusia dhe Irani i përgjigjen SHBA-së

Bota
Akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, Rusia dhe Irani i

Rusia dhe Irani kanë hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se këto dy vende po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale amerikane, që mbahen më 3 nëntor.

Irani tha sot se ka thirrur të dërguarin zviceran në Teheran – i cili përfaqëson interesat e SHBA-së në Republikën Islamike, pasi Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë marrëdhënie diplomatike – për të protestuar ndaj atyre që i quajti si “akuza të pabaza” të SHBA-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjashëm edhe Kremlini ka thënë se akuzat janë “absolutisht të pabaza”.

Komentet vijnë njjë ditë pasi zyrtarët për siguri kombëtare të SHBA-së thanë se Irani dhe Rusia kanë siguruar informacione të votuesve amerikanë dhe po tentojnë të ndikojnë te publiku amerikan para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ky njoftim në një konferencë të pazakonshme për media, më pak se dy javë para zgjedhjeve, ka vënë në pah shqetësimet që ekzistojnë brenda Qeverisë amerikane për përpjekjet e shteteve të huaja që të përhapin informacione të rreme, me qëllim të dëmtojnë besimin e amerikanëve në procesin zgjedhor.

“Ne kemi konfirmuar se një pjesë e informacionit të votuesve të regjistruar është siguruar nga Irani dhe ndaras nga Rusia”, ka thënë Drejtori për Inteligjencë Kombëtare në SHBA, Xhon Ratklif.

Ratklif dhe shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Kris Urei, kanë thënë në një konferencë për media se Shtetet e Bashkuara do të vendosin kosto për secilin shtet të huaj që ndërhyn në zgjedhjet amerikane.

Përveç veprimeve të Iranit dhe Rusisë, ata kanë thënë se amerikanët mund të jenë të sigurt për procesin zgjedhor në SHBA.

Ratklif ka thënë se Irani ka dërguar emaile me qëllim të frikësimit të votuesve, të krijimit të trazirave shoqërore dhe dëmtim të presidentit aktual, Donald Tramp.

Ai ka thënë se Irani është përgjegjës për dërgimin e emaileve te votuesit demokratë në të paktën katër shtete kyçe, përfshirë Floridan dhe Pensilvaninë.

Emailat kërcënuese, që në mënyrë të rreme është thënë se janë dërguar nga grupi i të djathtës ekstreme, “Proud Boys”, kanë paralajmëruar votuesit se do të shkojnë mbrapa tyre nëse nuk votojnë Trampin.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë paraprakisht se Irani, Rusia dhe Kina janë duke synuar të ndikojnë në zgjedhjet e vitit 2020.

ME TE LEXUARAT