Akuzat për inceneratorët, ambasadorja Yuri Kim: SPAK të shohë provat dhe të hetojë

Aktualitet
Akuzat për inceneratorët, ambasadorja Yuri Kim: SPAK të

E ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” Ambasadorja Amerikane Yuri Kim u pyet se çfarë mendonte mbi padinë e ngritur në SPAK nga Partia Demokratike, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Ambasadorja Kim tha se ka të gjitha pritshmëritë që SPAK do të bëjë pjesën e vet në këtë aspekt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Blendi Fevziu: Por po flasim në përgjithësi sepse kemi edhe një rast konkret, për shembull.

Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës ka dërguar dy dosje për çështjen e inceneratorëve. Kanë ngritur padi kundër Ramës, Ministrit Ahmetaj, Ministrit Gjiknuri, dhe disa të tjerë.

Është hera e pare që SPAK ka dokumente, nuk e di cilësinë e dokumenteve, SPAK do t’i verifikojë, kundër atyre që quhen peshq të mëdhenj në vend. A mendoni që SPAK do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë rast?

Ambasadorja Kim: Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendimet janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej.

ME TE LEXUARAT