Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

8 punonjës me Covid/ Mbyllet hipoteka e Korçës

6 punonjës të hipotekës së Korçës kane rezultuar pozitive me covid 19 duke e çuar në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.

2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.

Ditën e merkure, ashtu siç shihet dhe në shkresë drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Bëhet me dije që paraditen e sotme pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve .

Po ashtu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet