Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zhduken 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit në Kosovë

Ministria e Financave e Kosovës ka thirrur konferencë për media në orën 15:45, lidhur me raportimet për zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Sipas GazetaExpress, mësohet se paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj ministrie, e të cilat nuk dihet ende se ku kanë përfunduar.

Kjo ka bërë që policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës të ndërmarrë një aksion në këtë ministri, ku është arrestuar një person zyrtar i Ministrisë së Finacave, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës, ndërkohë që dy personat të tjerë të dyshuar janë në arrati.

Gjithashtu, bëhet e ditur se polica ka kontrolluar edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast. Aksionin e është konfirmuar nga policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë se rasti është në fazën fillestare, duke mos pranuar të japë shumë detaje.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Momentalisht nuk mund të japim më shumë detaje sepse e dëmtojmë rastin,”– ka thënë ai.

Ministria e Financave ende nuk ka deklaruar për një skandal të tillë, por sipas informacioneve, Ministria e Finacave pritet që gjatë ditës së sotme t’i drejtohet opinionit publik lidhur me këtë rast.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet