Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zgjedhja e kandidatëve, PD i përgjigjet Ramës: Kandidatët e tu do t’i zgjedhë Niçja nga burgu

Partia Demokratike i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve.

Përmes sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, PD shprehet se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve brenda partisë është model për rajonin.

Bardhi shkruan ndër të tjera se Rama nuk e di çfarë do të thotë votë, pasi karriera e tij është e bazuar te krimi.

Postimi i Gazment Bardhit:
E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD.
Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.
Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota.
Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv.
“Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS.
Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.
Më poshtë për kujtesë deklaratat e partnerëve ndërkombëtar që na kanë asistuar në këtë proces demokratik, ku i sugjerohet Edi Ramës që ta marr si shëmbull:
THIBAULT MUZERGUES
Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“Dje, @lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet