Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet emri i zyrtarit të arrestuar për zhdukjen e 2 milionë eurove, është anëtari i PDK-së

Labinot Gruda është zyrtari i arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës, i dyshuar për vjedhjen e 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Ndërkohë sipas GazetaExpress, bëhet e ditur se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Finaca në Komunënë e Frenasit.

Labinot Gruda është arrestuar sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Arrestimin e Grudes e ka konfirmuar edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Ajo tha se një zyrtar i Ministrisë së Financave është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim, pas zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

Lidhur me këtë rast ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë detaje në një konferencë për media. Rasti, sipas ministres Bajrami, ka ndodhur më datën 9 tetor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet