Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet çmimi sa do e shesë Kina vaksinën e koronavirusit

Në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetor, Kina mund të nxjerrë në treg vaksinën anti-Covid. Gazetari shqiptar në Kinë, Edison Myrteza u shpreh në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ se janë 4 vaksina që po testohen, të cilat e kanë marrë aprovimin nga qeveria.

“Janë 4 vaksina zyrtare, të cilat janë zyrtarizuar tashmë nga qeveria kineze si dhe 3 prej tyre nga OBSH-ja.

Qeveria kineze dhe ekspertët më të mirë janë duke bashkëpunuar. Ekspertët më të mirë jo vetëm nga Kina, por edhe me ata të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është duke u zhvilluar faza e tretë klinike, pra faza e fundit para se të jetë gati për përdorin dhe janë rreth 15 mijë persona të paktën nga informacioni që unë kam parë në median kineze, që janë ofruar vullnetarisht për të testuar vaksinën para se të hidhet në treg.

Nuk kanë pasur asnjë problem deri tani dhe kjo tregon se vaksina po ecën mirë. Për sa i përket një çmimi, është menduar për momentin që për 2 doza vaksine të jetë 4 dollarë.

Por mund të ndryshojë më vonë ose të jepet falas. Kina ka menduar që për vendet e varfra ta japë falas ose me çmim më të lirë. Vaksina është menduar të përdoret në fund të muajit nëntor ose fillimi i dhjetorit”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet