Vjedhje, kokainë dhe fshehje e të ardhurave/ Arrestohen 2 persona në Elbasan

Aktualitet
Vjedhje, kokainë dhe fshehje e të ardhurave/ Arrestohen 2 persona

Dy shtetas kanë rënë në pranga në Elbasan dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për P. Z., 55 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, më datë 19.10.2020, ka thyer xhamin dhe ka tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetases H. B. Gjithashtu, pas verifikimeve, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu u arrestua L. R., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike kokainë.

Nga ana tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor”, shtetasi I. P., 53 vjeç, banues në fshatin Pajovë, Peqin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme me artikuj të ndryshëm industrialë, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT