Trump largohet në mes të intervistës, arsyeja do ju habisë

Bota
Trump largohet në mes të intervistës, arsyeja do ju habisë

Presidenti amerikan Donald Trump në mënyrë të befasishme ka ndërprerë intervistën që po jepte në televizionin CBS News, duke mos u rikthyer për të realizuar një video me zëvendëspresidentin Mike Pence.

Pas 45 minutave filmime në Shtëpinë e Bardhë, Trump kishte ndërprerë videon me gazetaren Lesely Stahl, duke theksuar se beson që CBS ka mjaftueshëm material.

Presidenti më vonë kishte akuzuar gazetaren Stahl se nuk kishte mbajtur maskë mbrojtëse dhe ka publikuar një video të shkurtër ku ajo shihet pa maskë teksa ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Personi i afërt me ngjarjen ka deklaruar për CNN se videon që ka shpërndarë presidenti Trump në Twitter, shfaq Stahl me producentët, pasi Trump ndërpreu intervistën, ku Stahl nuk kishte arritur të rikthehet të marrë gjërat e saj personale.

Sipas këtij burimi, gazetarja kishte maskë mbrojtëse në momentin që është futur në Shtëpinë e Bardhë e deri të fillimi i intervistës.

https://twitter.com/i/status/1318644698341408769

ME TE LEXUARAT