Shpërthim në sallonin e bukurisë në Londër, 2 të vdekur disa të plagosur

Bota
Shpërthim në sallonin e bukurisë në Londër, 2 të

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të mërkurë në kryeqytetin britanik, Londër, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një sallon flokësh dhe dyqan telefonash celular në King Street, Southall që ndodheshin në katin e parë të një pallati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë deri më tani përveç dy viktimave, janë plagosur pesë persona mes të cilëve një fëmijë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë komandanti i Shërbimit Zjarrfikës theksoi se ekuipazhet vazhdojnë kërkimet në ndërtesë, pasi dyshohet mund të ketë viktima të tjera.

ME TE LEXUARAT