Shkojnë në stadium për të parë futboll, vriten 15 afganë dhe 10 të plagosur

Bota
Shkojnë në stadium për të parë futboll, vriten 15

Së paku 15 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga ikja

në rrëmujë në një stadium futbolli në provincën Nangarhar të Afganistanit, thanë zyrtarët.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në stadiumin pranë Konsullatës së Pakistanit, për të siguruar kuponë për viza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit të kryeqytetit provincial Xhalalabad, ku të martën ka ndodhur incidenti, tha se në mesin e viktimave, 11 janë gra.

Zyrtarët thanë se mbi 3,000 afganë ishin mbledhur në stadium, për të siguruar kuponët e nevojshëm për vizë, për të udhëtuar në Pakistan.

Pakistani e ka kufizuar numrin e vizave për afganët në fillim të këtij viti, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët në Ambasadën e Pakistanit nuk e kanë komentuar ende incidentin.

Shumica e afganëve udhëtojnë në Pakistan për trajtim mjekësor.(burimi:shqiptarja.com)

ME TE LEXUARAT