Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shakhtar Donetsk trondit Realin në Madrid, Zidane: Ndodh edhe kjo!

Real Madrid e shumë keq sezonin e ri të Champions League. Kampionët e Spanjës e mbyllën me rezultatin 2-3 takimin shtëpiak ndaj Shakhtar Donetsk.

Pjesë e parë katastrofike për ekipin e Zinedine Zidane, që pëson tre gola nga ukrainasit në çerekorëshin e fundit.

Tre gola brenda 13 minutave për miqtë, të cilët i falën rrjetave të brazilianit Tete dhe izraelitit Solomon. Në mes të tyre erdhi edhe autogoli i Raphaël Varane. Pushimi dhe ulërimat e Zidane, i bënë mirë vendasve, por disfata nuk u evitua dot.

Luka Modric realizoi një gol fantastik në minutën e 54-t, teksa pesë minuta më pas erdhi edhe rrjeta e Vinicius Junior.

Sulmet e Realit nuk u ndalën dhe në minutat shtesë erdhi goli i barazimit. Federico Valverde dërgoi topin në rrjetë, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt.

Tre pikë të arta për Shakhtar dhe humbja e dytë radhazi në “Santiago Bernabeu” për Realin, që doli pa pikë edhe nga sfida e fundjavës në kampionat kundër Cadiz (0-1).

Në sfidën tjetër nuk pati fitues. 2-2 u mbyll takimi mes Salzburg dhe rusëve të Lokomotivës së Moskës, me dy ekipet që e morën nga një pikë.

Trajneri Zidane ka deklaruar se lojtarët janë të mërzitur me këtë rezultat, por ai si trajner tani do të gjejë zgjidhjen e gjithë kësaj që po ndodh në skuadrën e tij.

“Është një moment i keq. Të paktën treguam luftë në pjesën e dytë. Lojtarët janë të mërzitur, ata janë kampionë, kështu që është e natyrshme.

Është detyra ime të gjej zgjidhje sepse këto lloj ndeshje nuk mund të ndodhin”, ka deklaruar Zinedine Zidane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet