Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

”Rrugët”, Rama: Saliu arriti rekord botëror. Si të veshësh xhaketën time

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar projektet dhe infrakstrukturën rrugore duke sulmuar edhe ‘paraardhësin’ e tij në qeveri Sali Berishën.

Rama thotë se projektet e sotme të porteve dhe rrugëve nuk janë më premtime por procese në zhvillim, teksa thotë se dikur Berisha zgërdhihej me fjalët e tij.

Më tej Rama thotë se Berisha arriti rekord botëror pasi nga Muriqani në Kakavijë ka 28 standarde të ndryshme rrugësh. Ai ironikisht e krahasoi këtë duke iu referuar një përfaqësuesi të medias, duke i thënë se është njësoj sikur të veshësh xhaketën e tij, këmishën e Braçes, pantallonat e Bashkim Finos dhe jelekun antiplumb të Sali Berishës.

”Premtimet janë ëndrra, ambicie, dëshira, vullnet i mirë për të shkuar drejt një objektivi, kurse këto janë projekte. Portet s’janë premtime, janë procese të avancuara. Në pak javë porti i ri i Durrësit do jetë në garë ndërkombëtare. Në pak javë procesi i ri i Vlorës do jetë i hapur. Për portin e madh turistik të Durrësit jemi në bisedime me një shtet mik, për një proces shtet me shtet.

Nuk dua të jap më shumë detaje, sepse jemi në një proces të avancuar, dhe shkojnë bashkë. Për ta transformuar portin e Durrësit në turistik, që do jetë një qytezë në ujë aty ku sot janë malet me krom. Duhet të garantojmë portin e ri. Porti i Sarandës është një proces gati në përfundim, dhe në pak muaj nis investimi. Këto janë projekte në proces. Do maturohen pas shumë vitesh përpjekje. Kemi pasur edhe zbrapsje, si porti i Karpenit. Rruga Milot-Fier nuk është më premtim, ishte në 2013 kur unë flisja për Korridorin Blu, dhe Saliu zgërdhihej e bridhte si punëtor rrugësh duke qepur e shqepur. Madje duke arritur një rekord botëror.

Rekordi botëror i Saliut, nga Shkodra në Muriqa në Kakavijë, nëse nisesh ka 28 standarde gjatë rrugës. Imagjoni sikur ti për shembull të veshësh xhaketën time, këmishën e Erion Braçes, pantallonat e Bashkim Finos, edhe jelekun antiplumb të Saliut. Imagjino çfarë dordoleci. Ne po standardizojmë. Çfarë sigurie ka arritur rrugët e Saliut? Me këto qepje e shqepje. Nga Shkodra në Tiranë çfarë sigurie ka ofruar Saliu?

Natyrisht që drejtuesit gabojnë në matjen e shpejtësisë së deles, por nëse heqim delen, largojmë lopët, pishinat, magazinat i ndajmë nga rruga, dhe u japim gjithë njerëzve hapësirë. S’të del më fauna e egër, ku mund të dalë ndonjë sorkadhe, lepur apo ujk. Shihni rrethrrotullimet çfarë pikash katastrofike kemi.”- tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet