Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama: Së shpejti port turistik në Sarandë, Durrës dhe Vlorë. 120 demokratë do zbresin falas në aeroportin e Kukësit për zgjedhje!

Kryeministri Edi Rama premtoi se vendit do t’i shtohen tre porte të reja turistike, që sipas tij, do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë detare. I pari port, që sipas kryeministrit do të nisë së shpejti, është ai i Sarandës, për të cilin, Rama tha se kanë marrë një propozim fantastik.

Ndërkohë, më tej do të ndërtohen edhe dy porte të tjera turistike, përkatësisht në Durrës dhe Vlorë. Më tej, kryeministri ripërsëriti edhe njëherë premtimin që aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë, duke thënë se 120 persona do të fluturojnë falas për zgjedhje, për të votuar për Partinë Demokratike.

“Do në fillojmë në javët në vijim procesin për spostimin, duke hedhur në garë ndërkombëtare Portin e ri të Durrësit, i cili do të zhvillohet në anën tjetër, aty ku është edhe plani i zonës së lirë ekonomike. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën. Projekti me Lungomaren përfshin dhe një port turistik, që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën. Ndërkohë edhe për Vlorën jemi gati për një proces, ku do mund të sistemojmë me standarde bashkëkohore portin e shërbimeve në anën tjetër.

Në pak javë do mund të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë turistik, që do të jetë i pari që do të fillojë, në Sarandë. Për këtë kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon gjithë paradigmën e Sarandës. Kështu, Shqipëria do të hyjë në hartën e turizmit të detit, që ka munguar me dekada, në aspektin e ekonomisë së detit.

Ne besojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë. Nuk e kam harruar premtimin për 120 vota për demokratët. Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë rezervimin për fluturim falas, që të vijnë të votojnë për PD”, u shpreh kryeministri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet