Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Permet/ U kap duke transportuar drure te prere ne menyre te paligjshme, pranga 24-vjeçarit

Përmet

U kap duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë.

Shërbimet e Seksionit të Shërbimeve të Trafikut Urban dhe Interurban, në vijim të punës për evidentimin dhe ndërshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të atyre që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ballabanit”, Këlcyrë, kanë ndaluar shtetasin H. Sh., i cili po transportonte me një mjet tip furgon, dru të prera në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi H. Sh. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet