Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Papa Françesku pranon martesat për çiftet homoseksuale

Papa Françesku është shprehur se ishte në favor të martesave civile për çiftet e të njëjtit seks. Kjo frazë e Atit të Shenjtë përfshihet në një dokumentar të titulluar “Francesco”, i shfaqur për herë të parë të mërkurën në “Film Festë” të Romës.

“Homoseksualët”, shpjegon Papa në dokumentar, “kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën për një familje. Askush nuk duhet të përjashtohet”.

“Ajo që duhet të krijojmë”, vijon Papa, “është një ligj mbi bashkimet civile. Në këtë mënyrë, homoseksualët do të gëzoni një mbulim ligjor. Unë kam mbrojtur rregulla të këtij lloji”.

Këto deklarata vijnë në mes të filmit, ku Papa Françesku shqyrton temat më të dashura për të, duke përfshirë mjedisin, varfërinë, migrimin, pabarazinë racore dhe nga të ardhurat , e njerëzit më të prekur nga diskriminimi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet