Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merret vendimi/ Inteligjenca gjermane do të mund të lexojë mesazhet në WhatsApp

Në Gjermani, raportohet se qeveria u ka mundësuar agjencive të inteligjencës të lexojnë korrespondencën në WhatsApp dhe aplikacione të ngjashme të koduara.

Zëdhënsja e qeverisë, Ulrike Demmer, në Berlin tha se Këshilli i Ministrave i Gjermanisë ka miratuar projekt-ligjin që i lejon institucioneve të inteligjencës për të kontrolluar korrespondencën e Whatsapp dhe kodet e tjera të aplikacioneve të komunikimit.

Sipas këtij aplikacioni, Institucioni i Mbrojtjes Kushtetuese BfV përgjegjës për inteligjencën e brendshme, Shërbimi Federal i Inteligjencës BND përgjegjës për inteligjencën e jashtme, Shërbimi Informativ Ushtarak do të jenë në gjendje të lexojnë dhe monitorojnë mesazhet e koduara.

Pasi projektligji, i cili pritet të pranohet në Asamblenë Federale, do të bëhet një ligj, do të kërkohet një vendim gjykate për zbatimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet