"Më shkatërroi familjen", gruaja e Fisnik Sylës i kthehet ashpër Fjolla Morinës

Showbiz

Një ditë më parë Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla, ku ndau për herë të parë dhe një foto ne llogarinë e saj të Instagram me të.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri.

Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet.

Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”- shkruante Fjolla bashkangjitur fotos.

Por, portali “n’Zoom.biz” ka arritur të sigurojë disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të biznesmenit, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen e tyre.

Gjithashtu, po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka rrëfyer se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund dhe se shkaku i fundit të kësaj marrëdhënie është bërë këngëtarja.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”- mësohet të jetë shprehur ajo për portalin kosovar.

ME TE LEXUARAT