Masakroi me thikë dhe shufër hekuri të riun shqiptar në Angli, gjykata shpall fajtor italianin

Aktualitet
Masakroi me thikë dhe shufër hekuri të riun shqiptar në

Një shef kuzhine në Brighton është shpallur fajtor për vrasjen me thikë të një 21-vjeçari shqiptar, i cili u masakrua në banesën e tij në zonën Prestonville.

Francesco D’Agostino, 45 vjeç, u dënua për vrasje pasi goditi për vdekje Serxhio Markun në Stafford Road, Brighton. Italiani u përpoq të fajësonte shokun e tij Giuseppe Petriccione, 46 vjeç, për shkaktimin e plagëve fatale te 21-vjeçari.

Por Petriccione, 46-vjeç, u shpall i pafajshëm nga juria në Brighton Croën Court pas një gjykimi i cili filloi pak më shumë se katër javë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marku u gjet nga policia i plagosur rëndë dhe i mbuluar nga gjaku i tij, ndërsa kishte marrë lëndime me mjet prerës.

Shqiptari, i cili kishte shkuar në banesën e D’Agostino për të shitur kokainë, vdiq ndërsa ekipet e ambulancës e dërguan menjëherë në Spitalin e Qarkut Royal Sussex.

Petriccione ishte gjithashtu në banesë por mohoi çdo përfshirje. Kent tha se Marku u përpoq me dëshpërim të shpëtonte dhe gjurmë gjaku u gjetën në kornizën e derës së përparme, çka do të thotë se ka pasur një përleshje të dhunshme.

D’Agostino tani është shpallur fajtor për vrasje dhe vendimi pritet të jepet nesër nga gjykata.

ME TE LEXUARAT