Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Macron kërkon të lajë hesapet me Islamin”/ Erdogan zbulon qëllimet e Francës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se retorika antiislame dhe antimyslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre, raporton Anadolu Agency.

Erdogan i ka dërguar një video-mesazh mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet).

Ai tha se myslimanët janë duke u përballur me shumë probleme të komplikuara nga terrori deri te uria, nga injoranca në padrejtësi, nga konfliktet e brendshme deri në përçarje.

“Nga Jemeni në Siri, nga Afganistani në Libi, në shumë rajone të territorit tonë gjeografik me të cilin kemi lidhje shpirtërore, fatkeqësisht mbizotëron gjaku, loti dhe paqëndrueshmëria”, tha ai.

Sipas Erdogan, në botë çdo ditë mesatarisht “1.000 vëllezër myslimanë janë viktima të terrorit ose dhunës”.

“Në veçanti racizmi, ndarja në baza nacionaliste, sektarianizmi dhe fitneja e terrorizmit janë bërë probleme që po e rrënojnë përbrenda botën islame”, u shpreh Erdogan.

“Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, ne nuk kemi fe sunizëm apo shiizëm, feja jonë është Islami”, shtoi ai.

Presidenti turk ndër të tjera theksoi se nëse njerëzit nuk mund ta shuajnë etjen e tyre në fushën e fesë nga burime autentike, ata do të bien pre e organizatave terroriste si DEASH, FETO, El Shabab, Boko Haram dhe strukturave të tjera heretike.

“Retorika antiislame dhe antimyslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. Konceptet si ‘Islami francez’, ‘Islami evropian’, ‘Islami austriak’ janë shembujt më të fundit të kësaj. Qëllimi i iniciativave të udhëhequra nga Macron është të lajnë hesapet me Islamin dhe myslimanët.

Përkundër luftës me terrorin nën petkun e ‘luftës me ekstremizmin’; synohet profil i qytetarit mysliman pasiv, frikacak, i thjeshtë, që nuk ngre zërin kundër mizorit, nuk reagon ndaj mizorisë”, theksoi presidenti i Turqisë, Erdogan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet