Lezhë/ Arrestohet 20 vjeçari, kapet duke shitur lëndë narkotike
Lajmifundit
/
21 Tetor 2020, 14:17
Aktualitet

Policia e Lezhës ka arrestuar një person gjatë kësaj të mërkureje (21.10.2020).
Shtetasi A.R, 20 vjeç, banues në Durrës, ka rënë në prangat e uniformave blu pasi gjatë një kontrolli fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, gati për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë).
Për veprime të mëtejshme, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.