Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Infektohet drejtori dhe 2 punonjëse të Qendrës Polivaliente të të moshuarve, karantinohet stafi

Vijon të përhapet frikshëm COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se në qytetin e Poliçanit kanë rezultuar pozitiv me COVID drejtori dhe dy punonjëse në qendrën polivaliente të të moshuarve.

Stafi i qendrës dhe të moshuarit, janë karantinuar dhe do t’i nënshtrohen tamponit. Bëhet e ditur se të infektuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

5 raste të tjera janë konfirmuar “pozitiv” nëpërmjet skanerit të kryer pas shfaqjes së shenjave të theksuara të infektimit. Ata janë transportuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrim edhe trajtim me oksigjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet