Inceneratori i Elbasanit, Paloka: Rama i tha sot SPAK që të mos guxojë të hetojë
Në një dalje nga selia blu, nënkryetari I Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh se dalja e kryeministrit Edi Rama nvga inceneratori i Elbasanit sot ishte mesazh për SPAK.
Ai u shpreh se mesazhi ishte i qartë për SPAK që pas inceneratorit fshihet Edi Rama dhe ndaj nuk duhej hetuar.
“Ky qefliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale, por edhe kosh plehrash, pasi ka përzënë nga PS të gjitha figurat intelektuale dhe të ndershme, ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Simbolikë më të gjetur se të prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vend grumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte.
Halli i Ramës ka qenë tjetër, më i madh se ky që thashë unë. Paniku që e ka kapur lidhur me hetimin e incerenatorëve.
Sot paradite u përpoq të lante duart duke i thënë edhe publikut, edhe atyre që hodhën firmat që jeni ju përgjegjësit, e dëgjuat që tha nuk kam punë me procedurat, ato i bëjnë të tjerët, unë shoh vetëm rezultatet.
Ndërkohë që dalja sot në inceneratorin e Elbasanit është sinjal për SPAK , për drejtësinë, iu thotë mbas inceneratorëve jam unë, ju mos guxoni të hetoni. Kaq është! I Gjithë qëllimi i Ramës sot në vendgrumbullimin e plehrave ishte ti thoshte drejtësisë mos guxoni të merreni me këtë çështje, inceneratorët janë të mitë, po u morët, problemet janë tuajat. Kaq është e gjitha, megjithatë ju thashë, simbolikë më të gjetur nuk mund të kishte", tha Paloka.