Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoqën dorë nga kërkimi i tij, djali i Remzi Hoxhës: Humbëm shpresat, na mbajtën me premtime të rreme

Ardian Hoxha, djalin e Remzi Hoxhës të zhdukur më 21 tetor 1995, në studion e ‘Repolitix’ ka rrëfyer se përse ka hequr dorë nga kërkimi i trupit të babait të tij.

Humbja e shpresës se mund ta gjejnë gjallë, por më pas edhe nga zhgënjimi nga çdo forcë politike për gjetjen e trupin, Hoxha liston dy arsyet kryesore.

“25 vite dhe është një kohë shumë e gjatë, ne po keqtrajtohemi në çdo aspekt si familje, ka shumë vite që ia bëjmë vetes pyetje a do zbardhet, a do i gjemë dhe po na duhet si pafund dhe në një farë mënyrë duke qenë se e gjitha klasa politike, rrëmbimi u bë në 21 tetor 1995 kur në pushtet ishte PD, SHIK-u i PD, Sali Berishës, që udhëhiqet nga Bashkim Gazidede që e kishin kryer krimin.

Që nga dita e parë kur punonjësit e denoncuan largimin e babit tim dhe kur treguar se e ka marrë një makinë me targa AA2449C ishin të SHIK-ut, ne e dinim që SHIK-u e kishte marrë, e dinim që ditën e parë.
SHIK-u na tha nuk dinte asgjë, na thanë shko aty shko atje që të merrnin kohë. Kaluan ditë dhe ne s’e kishim babin në mesin tonë.

Kaluan vitet dhe donim të besonim që ishte gjallë, babi ka qenë i përndjekur nga regjimi serb dhe mendonim që ndoshta ka ndonjë element që po e mbajnë, por mendonim se ishte gjallë.
Erdhi 1997 të gjithë dolën nga burgu, babi im nuk doli. Erdhi në pushtet Fatos Nano, dhe kishim shpresë të paktën te Edi Rama, se Gramoz Ruci, Erion Brace shfrytëzonin rastin e babait tim.

Prandaj del Berisha dhe thotë e kanë bërë politik. Na kanë dhënë shpresë të rrejshme dhe na thanë se do keni varrin e babait tim. Këtë çështje e di e gjithë bota”, tha Hoxha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet