Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykata fundos bosin e mafies siciliane

Kreu i mafies siciliane, Matteo Messina Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy magjistratëve në vitin 1992.

”Një gjykatë në qytetin sicilian të Caltanissettas dënoi Messina Denaro, të gjykuar në mungesë, për përfshirjen e tij në sulmet që vranë magjistratët antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino si dhe shumë të tjerë”, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Gjykata vendosi gjithashtu që familjet e viktimave duhet të kompensoheshin me shuma duke filluar nga 10 000 dhe 500 000 euro ndërsa tre të mbijetuarit e sulmeve morën 100 000 euro.

Messina Denaro, 58 vjeç, u fsheh në vitin 1993 dhe konsiderohet i arratisuri më aktiv i mafies siçiliane, megjithëse është e paqartë nëse ai ka kontroll mbi të gjithë organizatën.

Autoritetet janë përpjekur të arrestojnë, por pa rezultat, ndërsa për vite me radhë kanë arrestuar dhjetëra të afërm dhe ndihmës të tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet