Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ervin Salianji i përgjigjet Ramës: Ordineri u bë model në politikë, nuk i ofron asnjë model vendit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama rreth zgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia në PD.

Përmes një postimi në facebook, Salianji shkruan se në partinë e Ramës, ordineri dhe krimineli bëhet model.

Reagimi i plotë:
Rama nuk ka bërë zgjedhje por ka zgjedhur të imponohet, ju imponua me pagesa një pallat një votë Partisë Socialiste, ju imponua me vjedhje zgjedhjesh me përdorim bandash dhe baterdi urbane Tiranës, ju imponua me kriminelë, përdhunuesa, trafikantë dhe ordinere Shqipërisë në zgjedhjet e 2013! Ju riimponua duke ndaluar zgjedhjet Partisë Socialiste!

Ordineri u be modeli në politikën e Ramës!

Ai e ka ngritur krimin në piedestal dhe ka ndërtuar dhe imponuar modelin e ordinerit në politikë, shikoni kë ka përreth dhe provoni ta mbani përzjerjen.

Modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, komandon, emëron dhe drejton shtetin në zonën e vet, krimineli është sovrani në territor dhe qeveria është perfaqësuese e interesave pasurore dhe kriminale të ketij llumi!
Prandaj Rama i stërprovuar nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë, antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në #25Prill

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet