Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Erdogan zbulon planet për vaksinën turke: Brenda dy javësh fillon testimi te njerëzit

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar, pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial se brenda dy javëve do fillojë faza e testimit të një vaksine kundër Covid-19.

“Duket se punimet për vaksinën vendore kundër koronavirusit të tipit të ri Covid-19 brenda dy javësh do të kalojnë në fazën e testimit tek njeriu”, tha Erdogan.

Gjithashtu ai ka theksuar se deri në fund të vitit do të ketë një hap konkret për gjetjen e nje vaksine.

“Synimi ynë është që deri në pranverë të kemi zgjidhur plotësisht çështjen e vaksinës”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë në Truqi deri më tani janë shënuar mbi 353,426 të infektuar, ndërsa numri në total i vdekjeve është 9,513.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet