Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19 pushton vendin, 297 të infektuar dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të prekurve dhe të shëruarve në 24 orët e fundit në vendin tonë nga COVID-19.

Sipas MInistrisë së Shëndetësisë 297 persona janëinfektuar, 116 janë shëruar dhe 4 të tjerë fakteqësisht kanë humbur jetën.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1375 testime, 116 të shëruar, 297 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër,

25 raste në Durrës dhe Korçë,
18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier,

9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,
6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,
4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë,
1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 297
Të shëruar ne 24 orë 116
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1375

Testime totale 111,564
Raste pozitive 17948
Raste të shëruara 10341
Raste Aktive 7145
Humbje jete 462
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3505
Durrës 718
Shkodër 494
Fier 445
Korçë 456
Lezhë 360
Elbasan 313
Vlorë 283
Berat 218
Kukës 175
Dibër 91
Gjirokastër 87

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet