Avioni drejt Veronës bën ulje emergjente, sëmuret ekuipazhi…

Bota
Avioni drejt Veronës bën ulje emergjente, sëmuret

Një fluturim i British Airways për në Verona bëri ulje emergjente në London Heathrow, pasi pasagjerët u ankuan se ndjenin erë djegie dhe disa anëtarë të ekuipazhit filluan të mos ndiheshin mirë.

Aeroplani Airbus A320-232, ishte nisur për në qytetin italian dhe u kthye përsëri në aeroportin e Londrës, pas asaj që linja ajrore e përshkroi si "çeshtje teknike".

Një dëshmitar shpërndau në rrjete sociale një video të makinave zjarrfikëse dhe automjeteve të tjera të urgjencës në aeroport pas kthimit të aeroplanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjihatë, kompania British Airways, iu drejtua udhëtarëve vetëm me një mesazh:

"Ne ju kërkojmë falje për vonesën e fluturimit tuaj. Na u desh të ktheheshim përsëri në Londër, për shkak të një çështje teknike. Siguria juaj është prioriteti jonë numër një dhe ne kurrë nuk do të vazhdonim një fluturim nëse nuk është e sigurt për ta bërë këtë. Tani jemi në proces të rregullimit të një avioni të ri në mënyrë që të jemi në gjendje t’ju çojmë në destinacionin tuaj."

Pasagjerët u transferuan nga Airbus A320, në një aeroplan tjetër të të njëjtit model për të vazhduar fluturimin e tyre.

ME TE LEXUARAT