Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestime për “karburantin” e aksidenteve/ Edhe dy në pranga, për lejen që ju dha karburantit në Durrës

Një tjetër zyrtar i lartë i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një ndërtues u ndaluan nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Bye pass”.

Të ndaluarit janë Astrit Zenelaj, 56 vjeç me detyrë drejtor drejtorie në ARRSH dhe Rezart Arkaxhiu 36 vjeç, ndërtues, të cilët ishin shpallur në kërkim në lidhje me hetimet e nisura nga Prokuroria e Durrësit për ndërtimin abuziv të një pike karburanti në kilometrin e tretë të autostradës Plepa-Kavajë. Përmes prishjes së barrierave anësore në autostradën Plepa- Kavajë, objekti i ndërtuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, është bërë shkak i një sërë aksidentesh rrugore, që kanë nxjerrë në pah nevojën për të hetuar më tej mbi shkeljet në ndërtimin e tij.

Një javë më parë prokuroria e Durrësit kërkoi ekzekutimin e urdhër ndalimeve për 9 persona, 7 prej të cilëve inxinierë dhe zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor dhe 2 ndërtues. Funksionarët dhe specialistët publikë akuzohen për “shpërdorim detyre”, ndërsa ndërtuesit për “dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm”

Në kuadër të operacionit Bye pass, përgjatë këtyre ditëve janë ndaluar 7 persona dhe janë ende në kërkim edhe dy zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, një inxhiniere dhe një drejtor drejtorie. Javën e kaluar, pas séancës së vleftësimit dhe caktimit të masës së sigurisë në gjykatën e Durrësit 2 nga 3 të arrestuarit e policisë u lanë të lirë me ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa njëri nga inxhinierët u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet