Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet 20 vjeçarja

Aktualitet
Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Fushë-Krujë,

Policia ka vënë në pranga një 20 vjeçare e cila 2 ditë më parë aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar në Fushë-Krujë.

20 vjeçarja akuzohet për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Largim nga vendi i aksidentit", njofton policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë", thuhet në njpftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT