Trump del nga 'shinat' sulmon edhe bashkëpunëtorët e tij

Bota
Trump del nga 'shinat' sulmon edhe bashkëpunëtorët e

Kanë ngelur dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe një Donald Trump tejet agresiv po shfaqet ditë pas dite, duke sulmuar tanimë jo vetëm kundërshtarët e tij por edhe bashkëpunëtorët, ku nuk kursye edhe për Drejtorin e Institutit të Sëmundjeve infektive Anthony Fauci.

"Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë. Sa herë që ai del në televizion, gjithmonë ka një bombë. Por ka një bombë më të madhe nëse e pushoni nga puna. Fauci është një katastrofë. ” tha Trump.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E ndërkohë që vazhdoi me fjalimin e tij se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar Covid-19 ai sulmoi Biden se do të dëgjojë ekspertët shëndetësorë dhe do të rimbyllë vendin.

Biden, i cili nuk mbajti asnjë takim elektoral dje, u shpreh se akuzat e Trump ndaj Faucit dhe ekspertëve shëndetësore janë një katastrofë e vërtetë. Dhe vijoi me akuzat e tij se përgjigja e Trump ndaj krizës së shkaktuar nga Covid-19 ka qenë e gabuar.

Debati i fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden do të mbahet të enjten me një “silenciator” në mikrofonat e dy kundërshtarëve, në përpjekje për të shmangur kaosin e debatit të parë presidencial.

Sipas Komitetit të Debatit, secili prej dy oponentëve do të ketë dy minuta kohë për t’iu përgjigjur pyetjes së koordinatorit dhe gjatë kësaj kohe mikrofoni i tjetrit do të fiket. Pas dy minutash të dy mikrofonat do të jenë të hapur për dialog të hapur.

ME TE LEXUARAT