Tërmeti 7.5 ballë goditi Alaskën, shkencëtarët parashikojnë mega-cunamin

Soft
Tërmeti 7.5 ballë goditi Alaskën, shkencëtarët

Gjatë ditës së djeshme një tërmet 7.5 i shkallës Rihter goditi Alaskën, duke shkaktuar kështu një paralajmërim për cunami në këtë rajon.

Por nuk mbetet me kaq, shkencëtarët kanë paralajmëruar një shkrirje të akullnajave në rajonin e Alaskës, duke parashikuar për një “mega-cunami”.

Shkrirja e akullnajave në Prince William Sound po destabilizon shpatet e maleve dhe një mega-tsunami mund të ndodhi vitin e ardhshëm, kanë njoftuar ekspertët. Në një letër të hapur drejtuar autoriteteve të Alaskës, një grup shkencëtarësh paralajmëruan se shpatet e maleve që shemben.

“Ne, një grup shkencëtarësh me ekspertizë në ndryshimet klimatike, rrëshqitjet e tokës dhe rreziqet e tsunamit, kemi identifikuar një shpat mali të paqëndrueshëm mbi gishtin e akullnajës Barry në Barry Arm, 60 milje në lindje të Anchorage, që ka potencialin për të shkatuar një tsunami.

Ky tsunami mund të ndikojë në zonat e frekuentuara nga turistë, anije peshkimi dhe gjuetarë (potencialisht qindra njerëz në të njëjtën kohë). Ne besojmë se është e mundur që ky tsunami i gjeneruar nga rrëshqitja e tokës do të ndodhë brenda vitit të ardhshëm dhe me gjasë brenda 20 vjetësh,”– shkruajnë në letër shkenctarët.

ME TE LEXUARAT