Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Task Forca për shëndetin në terren, Manastirliu: Tre muajt që na presin s’kanë për të qënë të lehtë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se për të parë në terren zbatimin e masave anticovid, që nga qytetari më i thjeshtë deri tek biznesi më i madh, është ngritur një rrjet inspektorësh që u quajt “Task Forca” pro shëndetit.

Ajo këshilloi mbajtjen e maskave si një masë të nevojshme për të mos shkuar tek një tjetër mbyllje, ndërsa tha se 3 muajt që do vijnë nuk do të jenë të lehta.

Duke komentuar rritjen e rasteve ditët e fundit, Manastirliu tha: se “rritja vërehet se ka ardhur si pasojë e disa elementeve që i prisnin, hapja e shkollave, bareve, restoranteve në ambiente të mbyllura dhe stina vjeshtë-dimër, rritje që edhe në kontekstin europian ka sjellë rritje rastesh dhe shtrime në spitale. Shumë vende në Europë e Botë kanë vendosur masa agresive, si kufizim lëvizje dhe orare të përcaktuara për bare e restorante, vendosje maske si obligim jashtë shtëpisë shoqëruar kjo me masa si gjoba në rast se nuk zbatohet. Kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte, një rrugë që besojmë se do na sjellë ulje të numrit të infektimeve apo mbajtjen në kontroll të numrit të rasteve të infektimeve.

“Prej 1 jave është vendosur masa për maskën, shumica e zbatojnë, ka edhe nga ata që refuzojnë ta bëjnë pjesë të rutinës së përditshme, por nevojitet ndërgjegjësimi dhe vetëdija për ta vendosur maskën. Është mjeti më efikas dhe ka sjellë në ato vende ku është përdorur në vazhdimësi një reduktim të përhapjes së covid. Ne jemi 24 orë në punë, jemi në këmbë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të çdo qytetari, kemi përgatitur kapacitetet për të përballur vjeshtë –dimrin, këto 3 muaj që s’kanë për të qenë e lehtë, pasi pritet rritje numrash dhe shtim rastesh që kërkojnë hospitalizim. Do i përgjigjemi situatës me më shumë testime dhe gjurmim të rasteve në terren. Kemi 25% të kapaciteteve në dy spitale të lira. Dy strukturat janë të përgatitura në rast të shtimit të fluksit. Në skenarët tona do përfshijmë edhe spitalet rajonale. Sado që të rrisim kapacitetet tona testime dhe gjurmime, ne s’duhet të humbim asnjë moment. Ky është normaliteti i ri, gjithë bota po jeton me rregulla, nuk kërkojnë sakrificë si në muajin mars, kur e vendosëm nën kontroll”,- tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet