Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Situata alarmante e koronavirusit/ Maqedonia e Veriut nis izolimin

Maqedonia e Veriut ka propozuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe deklaroi sot se operatorët ekonomikë do të qëndrojnë të hapur deri në orën 23:00 dhe do të përgjysmohet kapaciteti i transportit publik.

Ministri tha se nuk duan që në këtë kohë kur po rritet numri i të infektuarve të punojnë restorantet dhe klubet, por premtoi se do të ndihmohen financiarisht.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk respektohen masat, vendi do të shkojë drejt një kufizimi të plotë me orë policore.

Ky vendim i Komisionit për sëmundje ngjitëse në Maqedoninë e Veriut erdhi pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe mbushjes së reparteve të infektologjisë në Strumicë, Kumanovë, Shtip.

“Nuk ka vend në spitalin e Prilepit”, tha ministri Felipçe dhe shtoi se shumë shpejtë po mbushet edhe Spitali i Gostivarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet