Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Si po i shfrytëzojnë politikanët video-lojërat për të depërtuar te zgjedhësit gjatë fushatave zgjedhore

Video-loja “Animal Crossing: New Horizons” është bërë platformë për politikanët dhe aktivistët politikë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Me zgjedhjen e presidentit të SHBA-së më 3 nëntor merr fund një fushatë elektorale e karakterizuar nga pandemia e koronës, e cila e ka ndryshuar përgjithmonë jetën ekonomike dhe shoqërore. Si në çdo krizë edhe kjo ka edhe humbës dhe fitues.

Industria e prodhimit të video-lojërave bën pjesë tek përfituesit për shkak se shumë njerëz kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Gjatë krizës së koronës u rritën ndjeshëm shitjet e konsolave të lojërave, dhe video-lojërave.

Edhe loja “Animal Crossing: New Horizons”, që u hodh në treg në mars 2020, është një nga fituesit e krizës. Në këtë lojë lojtarët dhe lojëtaret udhëtojnë në një ishull virtual, shkojnë për të peshkuar, tundin pemë derisa të bien frutat, zgjerojnë gradualisht shtëpitë e tyre dhe bisedojnë me kafshë që flasin. Deri tani kjo lojë është shitur rreth 22.4 milion herë në të gjithë botën.

Aktivistët politikë dhe politikanët e përdorin këtë sukses të madh të video-lojërave për të depërtuar virtualisht në dhomat e zgjedhësve dhe për të bërë reklamë për shqetësimet e tyre. Një aktiviste e Black Lives Matter ngriti në një ishull në lojën Animal Crossing një përmendore me portrete të George Floyd, Breonna Taylor dhe zezakëve të tjerë viktima të dhunës policore.

Demokratja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka nisur të bëjë fushatë elektorale me avatarin e saj në universin e “Animal Crossing” dhe u dërgon mesazhe personale banorëve të ishullit. Prej disa javësh lojtarët mund të vendosin në oborrin e tyre virtual përpara shtëpisë edhe pllakata të fushatës elektorale të Joe Biden dhe Kamala Harris. Kurse pllakata zyrtare të Trumpit në lojë nuk ka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet