Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, shënohen rreth 11 mijë raste të reja

Italia shënon sërish rritje të rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë infektuar 10.874 persona nga 144.737 tamponë të kryer.

Në rritje edhe viktimat që sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396, Campanja me 1312 dhe Lazio me 1.224.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.

Lombardia ka vendosur karantinën duke filluar nga ora 23 e ditës së enjte. Orari i karantinës do të jetë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit dhe do të zgjasë çdo ditë deri më 13 nëntor.

Një vendim të tillë e ka marrë pak orë më vonë dhe Campania, por duke filluar nga e premtja, 23 tetor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet