Parashikoi koronavirusin dhe infektimin e Trump, astrologia tregon ç’do ndodhë në fundvit

Soft
Parashikoi koronavirusin dhe infektimin e Trump, astrologia tregon

Një astrologe e quajtur Jesicca Adams në vitin 2019 ka parashikuar se një virus do godasë botën, madje kishte parashikuar edhe datën 10 Janar 2020, dita ku u konfirmua viktima e parë me Covid-19 në Wuhan, Kinë.

“Viti 2020 ishte si piktura e Edvard Munch The Scream. Ishte aq ekstreme sa nuk dija nëse duhej ta tregoja. Por është puna ime, është ajo që unë bëj. Unë doja të paralajmëroja njerëzit për pensionet e tyre, kursimet e tyre, për huazimin e shumë parave dhe të përgatiten se bota do përmbyset”, është shprehur së fundmi astrologia në një intervistë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fjalët e saj nuk morën shumë vëmendje, sepse Jessica, 56 vjeç nuk është një ekonomiste, politikane apo virologe, por një astrologe britanike.

Jesicca ka parashikuar në fillim të vitit se në Tetor, presidenti Donald Trump do intektohet me koronavirus gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Gjithashtu kjo astrologe ka parashikuar si do jetë situata në fundvit. Ajo është mjaft pozitive dhe shprehet se do kemi Krishtlindje fantastike.

“Do të ketë Krishtlindje dhe do të jenë Krishtlindje fantastike. Gjërat fillojnë të ndryshojnë rreth tre ditë para pragut të Krishtlindjeve. Do shohim cikle që nuk i kemi parë në dekada me radhë në lidhje me miqësinë dhe sigurinë globale. Më në fund, ne bëjmë që Toka të bashkohet”, ka shprehur Jesicca. /tvklan

ME TE LEXUARAT