Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Marrëdhëniet shqiptaro-greke/ Rama: Asnjë hezitim të dyanshëm, problem pensionet

Kryeministi Edi Rama pas takimit me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar se dy vendet nuk kanë nevojë për Brukselin pasi mund t’i zgjidhin të gjitha çështjet së bashku.

Rama theksoi se s’ka asnjë hezitim për të zgjidhur problemet si nga Shqipëria ashtu dhe nga Greqi. Ndër çështjet që Rama theksoi se janë duke u zgjidhur janë ajo e minoritetit grek në Shqipëri, emigrantëve shqiptarë në Greqi, gjuhët amtare, si dhe pensionet që i cilësoi si një problem.

Kryeministri shtoi se sa i përket kësaj çështjeje diskutimi është i hapur por duhet impenjim serioz nga ana financiare.

”Ne sot përsëri kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar, jemi dakord për të punuar bashkarisht për të zgjidhur me frymë konstruktive, me vullnet të mirë, angazhim të përbashkët t gjitha çështjet mes dy vendeve tona, në të mirë të dy vendeve tona. Nuk është çështje e Greqisë, çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, është e jona gjithashtu. Nëse duam për minoritetin grek dhe të gjitha, standardet më të mira, mundësi 100% të barabarta nuk e bëjmë se e do Greqia, por është në nderin dhe vizionin tonë. Nga ana tjetër dhe për shqiptarët ne Greqi. Besojmë fort që siç është në interesin tonë që ata të jenë në kushtet më të mira të mundshme, të jenë barabartë me grekët, ashtu dhe në interesin tonë. Asnjë hezitim të dyanshmë kur bëhet fjala për maksimumin.

Kemi diskutuar për të çuar më tej patjetër axhendën në këtë drejtim, qoftë legjislacionin në funksion të ligjit bazë për minoritetet. Qoftë për gjithë elementët që ka të bëjë me njerëzit me një gjuhë amtare tjetër, me histori, kulturë dhe domosdoshmëri për ta përcjellë brez pas brezi gjuhën, qoftë greken në Shqipëri, qoftë shqipen në Greqi.

Në pamje të parë mbase nuk është diçka e madhe, por është e rëndësishme. Në sajë të qeverisë së Mitsotakis u bë njohja në parlament e lejeve të drejtimit. U bë pranimi i vulës apustile, për të lehtësuar proceset administrative. Po kështu edhe dakordësia për marrëveshje me njohje të dokumentave si me Italinë, Austrinë e Belgjikën. Diskutimi për pensionet është i hapur. Qoftë me Greqinë, qoftë me Italinë, ku është prania më e madhe e shqiptarëve, nuk është diskutim i lehtë. Jo se mungon dëshira, jo se mungon angazhimi, por bëhet për një zgjidhje që në aspektin financiar kërkon një impenjim serioz dhe për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon. Si dhe me vullnetin e mirë për ta zgjidhur.

E falënderoj ministrin për faktin se pavarësisht momenteve të caktuara në marrëdhëniet, kur ne kemi pasur edhe tension. E vërteta është se Greqia asnjëherë s’ka qenë pengesë për procesin e integrimit. Më vjen mirë që kemi dakordësi të plotë për faktin se çështjet që duhet të zgjidhim së bashku s’janë çështje për eksport në Bruksel. S’kemi nevojë të na vendosë para obligimit që t’i trajtojë këto çështje, dhe Greqia s’ka nevojë t’i drejtohet Brukselit. Janë të zgjidhshme dhe jemi në këtë rrugë.”- tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet