Koronavirusi po kthehet më i fuqishëm se në mars, Lombardia hyn nështetrrethim

Bota
Koronavirusi po kthehet më i fuqishëm se në mars, Lombardia hyn

Qeveria e Italisë pranon kërkesën e Lombardisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në rajonit goditur më rëndë nga pandemia.

Rajoni i Lombardisë i propozoi qeverisë të ndalohen nga 22 tetori aktivitetet ekonomike jo thelbësore dhe lëvizjet e njerëzve nga ora 23:00- deri në 05:00 të mëngjesit, duke shtuar se do t’u kërkohet gjithashtu të mbyllin të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare të shtunën dhe të dielën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është propozimi që, unanimisht, kryetarët e bashkive të të gjitha bashkive kryeqytetase të Lombardisë, presidenti i Anci, Mauro Guerra, liderët e grupeve të mazhorancës dhe opozitës dhe guvernatori Attilio Fontana, duke marrë parasysh Komitetin Teknik Shkencor Lombard, ia drejtuan Qeverisë dhe Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Pajtohem për hipotezën e masave më kufizuese në Lombardi. Kam dëgjuar nga Presidenti Fontana dhe Kryebashkiaku Sala dhe ne do të punojmë së bashku në këtë drejtim në orët e ardhshme”- Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Lombardia ka rreth 128,400 nga mbi 423,500 raste me koronavirus të zbuluara në Itali që nga shkurti.

ME TE LEXUARAT