Koronavirusi mund të mbijetojë në paketimin e ushqimeve të ngrira

Soft
Koronavirusi mund të mbijetojë në paketimin e ushqimeve të

Koronavirusi mund t’i mbijetojë paketimit të ushqimit të ngrirë, kanë thënë zyrtarët kinezë pasi zbuluan një shpërthim vatre koronavirusi në paketimin e peshqeve të ngrirë.

Qendra Kineze për Konrtollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi dhe izoloi një mostër të gjallë të koronavirusit në paketimin e jashtëm të merlucit të ngrirë.

Rasti është importuar në qytetin lindor të Qingdao, i cili është goditur nga raste të reja prekjesh nga COVID-19. Bëhet fjalë për dy punëtorë, burrat ishin përgjegjës për shkarkimin e produkteve të ngrira të detit në port.

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e shikon të mundur për virusin e quajtur shkencërisht SARS-COV2 t’i mbijetojë për një kohë të gjatë në ushqimet e ngrira.

ME TE LEXUARAT