Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kanadaja kalon shifrë prej 200 000 rasteve me Covid-19

Kanadaja, mes valës së dytë të koronavirusit, kaloi pragun 200 000 rasteve me COVID-19 dhe po i afrohet pragut prej 10 000 të vdekur, sipas shifrave zyrtare.

Rreth 80% të këtyre rasteve dhe më shumë se 90% e viktimave janë regjistruar në dy provincat e mëdha të vendit Ontario dhe kryesisht Kebek, epiqendra e pandemisë, që kur ajo shpërtheu në Kanada marsin e kaluar.

Dje, Kanadaja numëronte 200 039 raste dhe 9 722 të vdekur, sipas shifrave zyrtare.

Vend me 38 milionë banorë, Kanadaja numëron padyshim, në proporcion me popullsinë, rreth pesë herë më pak raste se SHBA-ja fqinje dhe rreth 2,5 herë më pak të vdekur.

Kanadaja njoftoi dje se kufiri me SHBA-në do të vazhdonte të qendronte i mbyllur për udhëtimet jo thelbësore deri më 21 nëntor për të frenuar pandeminë e COVID-19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet