“Kam fjetur dy ditë në makinë”, çfarë tha në gjykatë vrasësi i biznesmenit në Himarë

Aktualitet
“Kam fjetur dy ditë në makinë”, çfarë tha

Është zbardhur dëshmia e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, 53 vjeçari Kliti Leka doli sot para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë. Ai ka deklaruar se ka fjetur dy ditë në makinë derisa ka pritur momentin e duhur për të kryer vrasjen.

“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri.

Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia”, ka deklaruar 53 vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, ku biznesmeni u qëllua për vdekje në afërsi të supermarketit të motrës së tij.

ME TE LEXUARAT