"Jam tironc mer vlla", çfarë thoshte Pirro Dhima 12 vite më parë

Sport
"Jam tironc mer vlla", çfarë thoshte Pirro Dhima 12 vite

Peshëngritësi, ish-kampion bote, Pirro Dhima ka bërë bujë së fundmi, me një deklaratë ku shprehet se e rriti gjyshja në Himarë, por ai nuk është shqiptar, duke thënë se është grek.

Këtë Pirro Dhima e ka thënë në një rrëfim për mediat greke. Megjithatë duket se ish-peshëngritësi ka dy versione për origjinën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo për shkak se para 12 viteve për “Top Channel”, ai shprehej: “Jam tironc mer vlla, në Tironë jam rritur, shpesh me shokët bënim shaka duke fol tironse…”

12 vite pas asaj deklarate, Pirro Dhima jep një version tjetër duke thënë: “Nuk jam me origjinë shqiptare!

Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë.

Grua e mrekullueshme dhe e mençur. Kam ardhur në Greqi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç”, është shprehur Dhima për mediat e shtetit helen.

ME TE LEXUARAT