Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Jam puro grek”, rrëfehet Pirro Dhima: S’kam lidhje me shqiptarët

Peshëngritësi i njohur Pirro Dhima ka sqaruar edhe njëherë debatin mbi origjinën e tij, që shpesh ka sjellë reagime të shumta në të dyja anët e kufirit.

“Jam një grek i lindur në Shqipëri” I ka thënë prerë Pirro Dhima gazetares greke Elena Akrita, e cila evidentoi origjinën e tij shqiptare.
“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron Dhima. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” ka thënë aid he më pas ka sqaruar edhe intervistën.

“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por nuk kam origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”.
Pirro Dhima tregon se në Greqi shkoi në 7 shkurt 1991, kur ishte 19 vjeç.
“Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.

Partia Komuniste nuk na dha mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë”, ka theksuar më tej peshëngritësi.
Pirro Dhima ka shpjeguar edhe aktivitetin e tij sportiv: “Unë fillova të ngre pesha kur isha 7.5 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet