Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Izolim të dytë nga Covid 19? Zv.ministrja e Shëndetësisë zbulon skenarët që mund të na çojnë në karantinë

Shqipëria ditët e fundit po shënon shifrat më të larta të prekurve nga Covid-19, ndërkohë që shumë vende të tjera evropiane kanë nisur sërish masat kufizuese.

Ndërkaq në Shqipëri që prej të enjtes së kaluar ka nisur zbatimi i mbajtjes së maskës sapo del nga shtëpia, si një nga masat parandaluese për përhapjen e infeksionit.

Por teksa vendi po shënon rritje të numrit të rasteve kryesisht javën e fundit, të gjithë janë të shqetësuar nëse do të ketë një mbyllje të dytë?

E ftuar në “Wake Up”, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tregoi skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë.

“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve.Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft.

Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre.Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet