Greqia thirrje Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës të ndalojnë eksportet e armëve në Turqi

Bota
Greqia thirrje Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës të

Presioni diplomatik i Greqisë kundër Turqisë po rritet, pasi pak orë pas kërkesës për pezullimin e bashkimit doganor BE-Turqi, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u dërgoi letra homologëve të tij gjermanë, spanjollë dhe italianë, duke i nxitur ata të vendosnin një embargo armësh mbi Turqinë.

Sipas burimeve diplomatike të protothema, ministri Dendias iu drejtua homologëve të tij nga Gjermania, Heiko Maas, Spanja, Arancha Gonzalez-Laya dhe Italia, Luigi Di Maio, duke treguar veprimet e fundit provokuese të Turqisë, të cilat, siç nënvizon ai, synojnë krijimin e një de-facto statusi me mjete ushtarake.

Sipas të njëjtave burime, Ministri Grek kujtoi kolegët e tij në lidhje me ndërhyrjen përkatëse nga Kryeministri Kyriakos Misotakis në Këshillin e fundit Evropian mbi detyrimin e Shteteve Anëtare të BE, për të pezulluar eksportet e pajisjeve ushtarake vendet që e përdorin këtë pajisje për veprime sulmuese ose destabilizim rajonal, ashtu si Turqia po bën.

Sidomos në letrën e tij drejtuar homologut të tij gjerman, Ministri Grek kërkoi që të pezullohen lejet e eksporteve për pajisje të caktuara ushtarake në Turqi, të tilla si nëndetëse, fregata, avionë dhe forca të blinduara.

ME TE LEXUARAT