"E barasvlefshme me certifikatën e pronësisë", ndryshon leja e qarkullimit rrugor

Aktualitet
"E barasvlefshme me certifikatën e pronësisë", ndryshon

Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër e cila përcakton ndryshimet e reja.

“Leja e re e qarkullimit do të jetë e barasvlefshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”, thuhet në urdhër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

URDHRI I PLOTË I MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS:

URDHËR

Nr. 284, datë 7.10.2020

PËR MIRATIMIN E LEJES SË RE TË QARKULLIMIT TË MJETEVE RRUGORE

Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenit 92 dhe 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; nenit 7, të udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4, datë 28.6.2019, “Për dokumentet për qarkullim dhe regjistrim të mjeteve rrugore”, të ndryshuar; direktivës Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar,

URDHËROJ:

Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore”.

Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë.

Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

ME TE LEXUARAT