Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhunë ndaj kunatës, një tjetër kapet me drogë, 2 në pranga dhe 2 në kërkim në Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale në Elbasan.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi B. C., 21 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një thikë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 49 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun e Elbasanit, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, kanë konstatuar një subjekt në të cilin ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e bilardos në pronësi të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjuterë dhe një aparat celular me faqe loto sporti.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. I., 62 vjeç, banues në fshatin Shëmrizë Pishaj, me detyrë oficer kredie pranë një banke në qytetin e Gramshit, pasi në periudhën 2010-2012, ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij, ka falsifikuar dokumentacionin dhe ka marrë kredi në emrin e shtetasit Z. B., banues në Gramsh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme procedurale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet