Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Çështja e detit/ Meta: Marrëveshja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Pas takimit Presidenti Meta ndau dhe detajet e diskutimeve me Dendias.

Në rrjetet sociale, Meta shkruan se lidhur me çështjen e hapësirës detare inkurajon një dialog të sinqertë me respekt reciprok në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit. Si dhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

“Zhvillova sot një takim të ngrohtë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Sh.T.Z. Nikos Dendias.

Vlerësova marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksova se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.

Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.”-shkruan Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet